13 Prill,26-vjetori i rënies së martirëve të familjes Lipaj-Zeqiraj-Mehaj

Sot drejtori i AMMKM-së z. Imer Hakaj së bashku me Kryetarin e Komunës së Istogut z. Ilir Ferati, Mësimdhenësit e Vrellës dhe Istogut, Përfaqesuesit e Organizatave të dalura nga lufta e shenjtë e UÇK-së me në krye me kryetarin e familjeve të Dëshmorëve Xhavit Jashari, Invalidë të luftës, Veteran të Luftës dhe shumë qytetarë të Istogut dhe të gjithë pjesëve të Kosovës ishin me dhimbje në kujtim të Dëshmoreve të Istogut, Nexhmedin Hakaj, Sylë Çeta dhe të Heroit të Kosovës Qazim Hakaj në 26 vjetorin e lavdisë së jetës dhe krenarisë sonë me të madhe për shtetin tonë.
Ceremonia përkujtimore për nderime vazhdoi të bashkuar me pjesëmarrësit në fshatin Kaliçan të Lapidari i Martirëve të Kaliçanit.
Po ashtu manifestimi filloi bashkë, ishim për kujtim tek martirët e lirisë së Kosovës të familjeve Lipaj-Zeqiraj-Mehaj
Sot, më 13 Prill, në 26-vjetorin e rënies së martirëve të familjes Lipaj-Zeqiraj-Mehaj.
Në fjalën e tij, drejtori Hakaj, e shprehu thellë respektin për familjet Lipaj, Zeqiraj dhe Mehaj për gjithë forcën dhe krenarinë që po japin të gjithë qytetarëve të Istogut dhe Kosovës. Po ashtu theksoi nevojen e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me AMMKM-në për vazhdimin e konkretizimit të hapave institucional për funksionalizimin e shtëpisë Muze në Studenicë të Istogut, e cila do të prenzanton dhe promovon saktë historinë trishtuese të masakrës së Studenicës para gjithë botës demokratike.
Këtë e kërkoi për Familjen Zeqiraj qe gjithmonë ka sakrifikuar dhe kontribuar përgjatë historisë deri në bërjen e Shtetit të Kosovës.
Familja Zeqiraj qe në kohët me të vështira qe ishte Kosova në vitet 1998/9 me zemër të madhe hapen dyert e shtëpive për luftën dhe për të nevojshmit për luftime dhe strehime të shumë qytetarëve. Shtëpia e familjes Zeqiraj u shndërrua në shenjë të krimit nga forcat Serbe. Martirët e Lirisë që ranë në këtë shtëpi, sot janë gurthemeli përhershëm i Kosovës së lirë. Prandaj sot dhe gjithmonë si Institucion përkulemi me nderim.
Lavdi e përjetshme dëshmoreve të Istogut dhe të gjithë Kosovës;
Krenar;
Lavdi përjetë martirëve të familjes Lipaj-Zeqiraj-Mehaj dhe gjithë të rënëve për Liri!
Respekt të lartë për Invalidet e luftës dhe krenar gjithmonë me veteranët e UÇK-së.