30 prill 1999, ishte ditë e kobshme dhe ndër ditët më të rënda për historinë e Kosovës.
Në këtë ditë, forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, i rrethuan fshatin Verboc, Shtuticë dhe fshatrat përreth, duke ekzekutuar në mënyrën më mizore mbi 300 shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë.
Atë kohë, heroi i lavdishëm i Kosovës Ilaz Kodra, një ndër luftëtarët më të hershëm drejt lirisë, bashkë me luftëtarë të tjerë, ishin mbrojtja e këtyre fshatrave dhe si rrjedhojë, forcat serbe luftuan me ta me makineri luftarake.
Komandanti i UÇK-së Ilaz Kodra bashkë me disa luftëtarë të tjerë të asaj zone, ranë heroikisht duke mbrojtur vendin e tyre.
Lavdi për dëshmorët dhe martirët e luftës së Kosovës.
•Ky projekt u financua nga Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale.