Drejtori ekzekutiv Imer Hakaj së bashku me kolegët e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale vizituan Kompleksin Memorial “Shtëpia e Familjes Ahmeti”

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale Imer Hakaj me bashkëpunëtorë vizituan Kompleksin Memorial “Shtëpia e Familjes Ahmeti” në vijim të procedurës për sanimin e dëmeve të shkaktuar nga fatkeqësia natyrore dhe po ashtu iu bënë vizita edhe varrezave të dëshmorëve dhe martirëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë në lokalitetin për rreth Likoshanit për të cilat Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memorial kryen shërbimet e mirëmbajtjes.

Kompleksin Memorial “Shtëpia e Familjes Ahmeti” është një nga komplekset më të ndjeshme dhe i cili  me një kujdes të shtuar do të trajtohet tutje nga AMMKM duke pasur parasysh nevojën për investim në fazat e muzealizimit të këtij kompleksi, me qëllim të pasqyrimit sa më real të sakrificës sublime të kësaj familje dhe po ashtu promovimin e historisë sonë të lavdishme.
.