Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, Imer Hakaj, së bashku me stafin e AMMKM-së pati kënaqësinë të mirëpresë në takim në ambientet e AMMKM-së z. Xhavit Jashari, Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së dhe Sekretarin e kësaj shoqate z. Muhamet Bilalli.
Bashkëpunimi me mekanizma si kjo shoqatë është i rëndësisë së veçantë dhe formë e duhur për mbarëvajtjen e proceseve të natyrës investive, me qëllim të promovimit dhe memorimit të së kaluarës së lavdishme, duke investuar kështu në historinë e re të shtetit tonë.
Z. Jashari, duke falënderuar drejtorin Hakaj për pritjen dhe bashkëpunimin, shprehu mirënjohje të lartë për investimet që Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale po vazhdon të realizojë në gjithë vendin. Po ashtu,ai paraqiti nevojën për shumë projekte të reja të nevojshme për t’u realizuar.