Drejtori i AMMKM-së, z. Imer Hakaj,ka mbajtur takimin e radhës,ku janë diskutuar përmbledhjet e shënimeve teknike bazuar në vizitën e fundit në terren në Kompleksin Memorial të Masakrës së Reçakut, që u zhvillua më datën 07.08.2024.
Grupi punues do të vazhdoj për të intensifikuar punën dhe për të siguruar përfundimin e suksesshëm të projektit për Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut”, një nga monumentet më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Kjo iniciativë përfaqëson një hap të rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës historike dhe përkujtimin e viktimave të kësaj ngjarjeje tragjike.