Drejtori i AMMKM-së, së bashku me stafin, sot përkujtuan 24 shtatorin, ditën kur para një viti, Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ra heroikisht në mbrojtje të shtetit dhe kushtetutshmërisë, duke mbrojtur sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, paqen dhe sigurinë e vendit.
Sakrificës së Policisë së Kosovës dhe heroit Afrim Bunjaku do t’i përulemi me nder dhe respekt të përjetshëm. Idealet e dëshmorëve do t’i mbajmë gjallë, ndërsa kujtimin e tyre do ta përjetësojmë përgjithmonë. Rënia e Afrim Bunjakut në territorin e Kosovës është dëshmi se Policia e Kosovës është gjithmonë e gatshme të mbrojë vendin në çdo betejë.
Nder dhe lavdi të përjetshme Heroit Afrim Bunjaku dhe të gjithë dëshmorëve që ranë për këtë vend!