U nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi në mes AMMK-së dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës

Sot u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi nga Drejtori i AMMK-së, z. Imer Hakaj, dhe Drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, z. Milot Berisha. Ky memorandum synon të forcojë mbështetjen logjistike për Institutin,duke përfshirë dhurimin e një automjeti zyrtar nga AMMK-ja, për të lehtësuar dhe përmirësuar operacionet e tyre në terren. Ky bashkëpunim pasqyron angazhimin e përbashkët për të avancuar kërkimet arkeologjike dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës