Drejtori i AMMKM, z. Hakaj, së bashku me drejtorin e Institutit Arkeologjik të Kosovës, z. Milot Berisha, dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, z. Enver Hajdari dhe z. Ramadan Gashi, vizituan Bjeshkët e Berishës. Në zonën e njohur si Guri i Gradinës, pranë monumentit ekzistues, Agjencia planifikon të ngrejë Obeliskun e UÇK-së, me emërtimin “Monument Madhor në Bjeshkët e Berishës”, për të nderuar Luftën e UÇK-së.
Agjencia do të angazhohet maksimalisht për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, që pasqyron sakrificën e popullit, duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha palët e përfshira. Duke qenë se nga hulumtimet e Institutit Arkeologjik është konstatuar potencial arkeologjik në këtë zonë, ruajtja e këtij trashëgimie do të jetë prioritet, në bashkëpunim të ngushtë me IAK.
Nderimi dhe promovimi i së kaluarës së lavdishme të UÇK-së mbetet misioni dhe përkushtimi ynë i përbashkët.