Në fshatin Rashiq të Komunës së Pejës, u bë inaugurimi i lapidarit përkujtimor,të cilët u flijuan më 7 prill 1999, u zhdukën me dhunë dhe janë ende të pagjetur.
Në ceremoni morën pjesë banorë të fshatit, familjarë të të zhdukurve, organizata të dala nga lufta e UÇK-së dhe përfaqësues të institucioneve komunale dhe shtetërore.
Në këtë ceremoni përkujtimore mori pjesë drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, z. Imer Hakaj, i cili mbajti një fjalim rasti dhe vendosi lule pranë lapidarit, në shenjë nderimi për të zhdukurit.
Ndërtimi i këtij lapidari është mundësuar dhe realizuar nga Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale të Kosovës, si institucion përgjegjës për identifikimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e memorialeve që nderojnë të flijuarit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, personat e zhdukur dhe viktimat e luftës në Kosovë.