Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, z. Imer Hakaj, priti në takim znj. Arjeta Gashi Gara, Zyrtare e Lartë për Analiza rreth Viktimave në Divizionin për Analiza të Specializuara pranë Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i thelluar mbi listat e viktimave të luftës, me theks të veçantë te dëshmorët e Komunës së Istogut. U vlerësua lart angazhimi i jashtëzakonshëm në procesin e rivarrimit të dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Vrellë të Istogut, si një akt me rëndësi të madhe për ndërtimin dhe ruajtjen e kujtesës historike.
Përkushtimi ynë i përbashkët institucional do të vazhdojë në ndërmarrjen e dokumentimit dhe mbrojtjen e historisë së luftës së fundit në Kosovë, duke u bazuar në të dhëna të verifikuara dhe qasje profesionale.