Sot më 5 tetor nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës z.Ramush Haradinaj dhe nën përcjelljen e gardës ceremoniale të FSK-së u mbajt inagurimi i Memorialit të Dëshmorëve të UÇK-së në Marinë të Skënderajt. Në këtë ditë të shënuar të inagurimit, u rivarrosën figura madhështore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si: Abedin Rexha, Mujë Krasniqi, Ilaz Kodra e shumë të terë. Me këtë rast të pranishëm ishin edhe Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, Kryeparlamentari z.Kadri Veseli, familjarët e dëshmorëve si dhe stafi i AMKMK-së si staf menaxhues i këtij Kompleksi.