Më 4 shtator, Drejtori i AMKMK-së z.Bislim Zogaj vizitoi Komunën e Suharekës, ku u takua me Kryetarin e Komunës së Suharekës z.Bali Muharremi. Ata biseduan rreth çështjes së varrezave të dëshmorëve dhe pas përfundimit të takimit, shkuan tek varrezat e dëshmorëve ku u vu gurëthemeli së bashku me familjarët e tyre të pranishëm. Pas fjalimit të Kryetarit të Komunës së Suharekës, edhe Drejtori Zogaj mbajti një fjalim të shkurtër përballë familjarëve të dëshmorëve me rastin e fillimit të punimeve. Ai iu drejtua familjarëve duke vlerësuar maksimalisht kontributin dhe dhënjen e jetës për Kosovën nga djemtë e tyre dëshmorë. Po ashtu vlersoi edhe qëndresën e familjarëve duke iu thënë se duhet të jenë krenarë me djemtë e tyre që dhanë jetën për liri.