Më 28 gusht, Drejtori i AMKMK-së z.Bislim Zogaj u takua me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë z. Xhafer Tahiri në zyrën e Kryetarit ku diskutuan rreth çështjes së sheshit “Hasan Prishtina”. Në këtë pjesë ku do të ndërtohet ky shesh, pritet të lirohet hapsira nga Komuna e Vushtrrisë. Sipas Kryetarit Tahiri, punimet parashihen të fillojnë nga data 20.09.2018.
Kryetari i komunës së Vushtrrisë poashtu shprehu interesim rreth rregullimit të varrezave të viktimave gjatë luftës së fundit në Kosovë, projekti për të cilat tashmë është gati. Drejtori i AMKMK-së u tregua bashkëpunues dhe së bashku me Kryetarin, u dakorduan të punojnë në këtë drejtim.