Drejtori i AMKMK-së, z. Bislim Zogaj, më 16 tetor ishte në vizitë në Suharekë ku u takua me kryetarin e Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj.
Ata biseduan rreth çështjeve të ndryshme në lidhje me punën në përgjithësi, e më specifikisht për varrezat e dëshmorëve në Memorialin e Berishëve.
Pas takimit, shfrytëzuan rastin të dalin në vizitë tek ky memorial dhe të shohin se si po ecin punimet. Sipas fotografive që shihen më poshtë, në këtë memorial puna ka ecur mirë dhe pritet që shumë shpejtë të marrë pamjen përfundimtare.
Kryetari Muharremaj së bashku me Drejtorin Zogaj shkuan edhe tek varrezat tjera të dëshmorëve afër parkut në Suharekë.
Në fund vazhduan duke vizituar pjesët e qytetit të rregulluara nga Komuna e që njëkohësisht ishte edhe kënaqësi të shiheshin ndryshimet e mira në këtë qytet.