Shtatorja e Dëshmorit Brahim Ademi - Ferizaj

 Shtatore

Brahim Ademi ka lindur më 28 gusht të vitit 1973, në fshatin Koshare të rrethit të Ferizajt. Në fshatin e lindjes e ka kryer shkollimin fillor. Shkollën e Mesme Teknike e ka mbaruar në Ferizaj. Për shkak të rrethanave ekonomike dhe të afërsisë së këtij qyteti, aty kreu edhe studimet, në Shkollën e Lartë Teknike, drejtimi i prodhimtarisë. Prandaj, qysh si 16-vjeçar, në vjeshtë të vitit 1989, ai mori pjesë në protestat e organizuara në mbarë Kosovën, në përkrahje të kërkesave të atëhershme të minatorëve të “Trepçës”. Pas vitit 1992, Brahimi u detyrua të ketë kujdes të vazhdueshëm, pasi disa herë ishte kërkuar në shtëpi nga policia serbe, me qëllim të dërgimit në armatën e atëhershme jugosllave. Shok të pandashëm të armës, kishte edhe ushtarin Faton Sadriu, i quajtur Japani, nga Talinovci i Ferizajt. Brahimi, vetë quhej me emrin e luftës, TT-ja (Teteja). Pas parapërgatitjeve të nevojshme dhe pas disa kontakteve me njësitë e UÇK-së, në pikat ushtarake të Zborcit e të Pjetërshticës, në rrethinën e Shtimes, më 23 korrik të vitit 1998, merr rrugën e lavdishme të ushtarit të lirisë, për në pikën ushtarake të Budakovës në nënzonën e atëhershme ushtarake të Pashtrikut. Gjatë muajve gusht e shtator të vitit 1998, dëshmori Brahim Ademi merr pjesë në sulmet e shumta mbi forcat pushtuese serbe, sikurse edhe në shumë aksione kundër mësymjeve të këtyre forcave nëj fshatrat Budakovë, Rancë, Topillë, Mullapolc, Petrovë etj. Prandaj, pasi kishte vendosur dhe kishte bërë përgatitjet e nevojshme për të shkuar në frontin e luftës kundër forcave të pushtuesit maqedon, për këtë vendim, Brahimi, një ditë e kishte njoftuar të atin.
Në Maqedoni, dëshmori Brahim Ademi me bashkëluftëtarë angazhohet për ta organizuar luftën çlirimtare në trevën e Gostivarit e të malësisë së Korabit, ku tashmë edhe ishte formuar dhe po vepronte Brigada 116 e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Mirëpo, derisa po përgatitej një aksion ushtarak, më 29 korrik të vitit 2001, bie në krye të detyrës, në Tanushë të Gostivarit, te vendi i quajtur, Zabeli i Kukut.
Kontributi që dëshmori Brahim Ademi i ka dhënë luftës për çlirim kombëtar, do të mbetet i pashlyeshëm në kujtesën e popullit shqiptar.
Ai do të nderohet dhe do të kujtohet gjithmonë si shembull i ushtarit të lirisë, që pati dy uniforma e dy emblema, por vetëm një qëllim-atë të çlirimit e të bashkimit të trojeve etnike shqiptare

  • Listing ID: 1863
  • Viti i ndërtimit: 2001