Në ditët kur Kosova po përballet me aktakuza ndaj përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, AMKMK filloi konservimin e shtëpisë së Fadil Muçollit, ku u vranë dhe u dogjën 53 fshatarë të Poklekut të Vjetër në Drenas. Gjaku i njomë që ende shihet në bodrumin e kësaj shtëpie është kujtesë për historinë e popullit të Kosovës, dhe dëshmi se kush kreu masakra ndaj tij për ata që duan ta njollosin qëllimin atdhedashës të UÇK-së.