Drejtori i AMKMK-së z.Bislim Zogaj priti sot në takim përfaqësuesit e Komunës së Kamenicës z. Arianit Ibrahimi – Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport dhe z.Florim Kryeziu – Asambleist, takim ky i cili u realizua për të diskutuar rreth disa projekteve në këtë Komunë. Projektet për të cilat u diskutua ishin: Renovimi i Muzeut të Kadri Zekës, Renovimi i Bunkerit të Gjon Serreçit si dhe për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës.
Ashtu sikurse AMKMK edhe Komuna e Kamenicës vazhdimisht shprehën gatishmërinë për bashkëpunim drejt realizimit të projekteve, mirëmbajtjeve të Komplekseve Memoriale si dhe objektivave të ndryshme që qojnë drejt suksesit të të dyja palëve.