Drejtori i AMKMK-së z.Bislim Zogaj priti në takim anëtarët e Komitetit të Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve dhe Martirëve të Luftës së UÇK-së nga Komuna e Malishevës, znj. Vlora Manaj Krasniqi, z.Ilaz Krasniqi dhe z.Halil Brahaj.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin në mes të AMKMK-së dhe Komitetit në drejtim të realizimit të objektivave të përbashkëta, projekteve të Memorialeve të Komunës së Malishevës si dhe bashkëpunime të tjera në këtë lami.