Gjatë kësaj jave kanë nisur intervenimet emergjente në memorialin e dëshmorit Sejdi Sejdiu në Nerodime – Ferizaj, memorialin e dëshmorëve në Strazhë- Kaçanik, memorialin e dëshmorëve në Gorozhub- Prizren, lapidarin e dëshmorëve në Dobrushtë- Prizren dhe lapidarin e dëshmorëve në Nekoc- Drenas.
Nga pamjet shihet se memorialet jane në gjendje jo të mirë dhe kanë nevojë urgjente për intervenime.
Plani dinamik për kryerjen e punimeve në këtë projekt është 60 ditë, projekt ky i cili financohet nga AMKMK.