Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale
AMKMK
Statusi i Agjencisë
AMMKM është Agjenci Ekzekutive për projektimin, ndërtimin, administrimin dhe menaxhimin e Komplekseve Memoriale.
Kompetencat e Agjencisë
- Agjencia është përgjegjëse për menaxhimin e monumenteve dhe komplekseve memoriale të shpallura me vendim të Kuvendit si Zona me interes të veçantë kombëtarë dhe më karakter historik.
- Agjencia është përgjegjëse për :
- Projektimin, ndërtimin, administrimin dhe menaxhimin e Komplekseve Memoriale, në përputhje me legjislacionin në fuqi, standardet vendore dhe ndërkombëtare.
- Përcakton programet kërkimore – shkencore, aktivitetet dhe manifestimet e ndryshme, që kanë të bëjnë me zonat dhe historinë e tyre.
- Bashkëpunimin me institucionet qeveritare dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, Komunat përkatëse, Agjencitë turistike, për projektet që kanë të bëjnë me këto zona.
- Krijimin e WEB-Faqes dhe mirëmbajtjen e linçeve të veçanta për Komplekse memoriale, si dhe publikon revistën vjetore.
- inicimin e procedurën për shpalljen e Zonave me interes të veçantë dhe përgatitë propozim vendimin për miratim në Kuvend.
- Hartimin e planeve hapësinore, urbane dhe rregulluese të zonave me interes të veçantë, që kanë të bëjnë me Komplekset memoriale.
- Hartimin e Planeve për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.
- Propozon shpalljen e Zonave më interes të veçantë kombëtarë dhe me karakter historik.
- Përcaktimi i Kritereve për Komplekset Memoriale, rregullohet më akt nënligjor.