Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale Imer Hakaj dhe bashkëpunëtor të tjerë të AMMKM-së pritën në takim përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Veli Murati- Nënkolonel; z. Ismet Shala – Rreshter dhe z. Bashkim Mustafaj – Rreshter, si dhe të deleguarin e Institutit për Mjekësinë Ligjore.
Në takimin e mbajtur në ambientet e AMMKM-së, mes përfaqësuesve të të tria institucioneve u diskutua lidhur me bashkëpunimin ndërinstitucionale si domosdoshmëri për realizimin e procedurave të nevojshme lidhur me zhvarrosjen dhe rivarrimin e disa prej veteranëve në Kompleksin Memorial në Kleçkë, në të cilin Kompleks Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale është duke kryer punimet në rregullimin e varrezave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale do të vazhdoj përkushtimin e saj në bashkëpunim adekuat ndërinstitucional si dhe në ndërtimin e projekteve të cilat pasqyrojnë në formën e duhur të kaluarën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.