Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale në kuadër të zbatimit të përcaktimeve ligjore, në takimin e përbashkët të menaxhmentit dhe stafit të saj, në punëtorinë një ditore, ka diskutuar dhe vendosur për Regjistrin e Rreziqeve për vitin 2024.
Regjistri i Rreziqeve si një nga dokumentet e rëndësisë së veçantë dhe preventive për organizatat buxhetore është hartuar pas diskutimeve të detajuara nga zyrtarë të AMMKM-së dhe është vendosur gjithashtu forma për menaxhimin e tij.