Busti i Hoxhë Jonuz Zejnullahut - Skifteraj, Viti
Hoxhë Jonuz Zejnullahu është lindur me 12 Maj 1975 ne fshatin Skifteraj, Komuna e Vitisë. Shkollen fillore e perfundoi në vendlindje, me sukses të shkëlqyer ne vitin 1990.
I dalluar me një ambicje të fortë…
“Hoxhë Jonuz Zejnullahu ishte fetar, atdhetar i madh dhe dëshmor i kombit. I edukuar në frymën fetare islame dhe kombëtare, i ndikuar nga rrethi i tij familjar, Hoxhë Jonuz Zejnullahu ndoqi mësimet e mesme fetare në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, ku u dallua si nxënës i vyeshëm dhe i aftë.
Hoxhë Jonuzi ra dëshmor në Betejën e Koshares, më 5 maj 1999, në një aksion kundër forcave të armikut, duke u hedhur në bunkerin e ushtrisë serbe, me ç’rast eliminoi disa ushtarë të armikut dhe vetë kaloi në botën e amshueshme, për të mos vdekur kurrë.
I njohur në luftë si Mic Sokoli, dëshmori hoxhë Jonuz Zejnullahu dha një kontribut të madh në luftën e fundit në Kosovë. Ai njihej për trimërinë dhe sakrificën e tij. Por ai ishte edhe një medresantë apo hoxhë, i cili dha shpirtin në luftën e Kosovës kundër Serbisë.
Hoxhë Jonuzi ishte i martuar dhe la pas vetes bashkëshorten, djalin dhe vajzen.
- Listing ID: 2098
- E ndërtuar nga: Fshati