Drejtori i AMMKM-së, z. Imer Hakaj vizitoi nga afër përfundimin e punimeve në lapidarin e dëshmorëve në komunën e Mitrovicës.
Ky projekt, i realizuar nga AMMKM është ngritur me qëllim për të nderuar me dinjitet jetën dhe sakrificën e atyre që ranë për lirinë e vendit.
AMMKM vazhdon të jetë e përkushtuar në ruajtjen dhe promovimin e kujtesës sonë historike në të gjithë Kosovën.



