Në kuadër të punës dhe përkushtimit për funksionalizimin e Muzeve të Luftës së fundit, Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale të Kosovës e në mbështetje të pakursyer nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, proces i mbështetur në mënyrë permanene prej organizatave të dala nga lufta e shenjtë e UÇK-së dega në Podujevë, sot përurori funksionalizimin e Muzeut të UÇK-së së Zonës Operative te Llapit.
Ky muze i vendosur në fshatin Penuhë të Podujevës, sot u vizitua nga drejtori i AMMKM-së, z.Imer Hakaj. I njëjti u zotua se kjo agjenci me mbështetjen dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe në kuadër të mandatit të saj për projektimin, ndërtimin, administrimin dhe menaxhimin e Komplekseve Memoriale të vendit do të intensifikoj punët me qëllim të promovimit të së kaluarës së lavdishme të popullit tonë.