AMMKM Pjesëmarrëse në Takimin për Zbatimin e Strategjisë së Drejtësisë Tranzicionale

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, bashkë me anëtaren e Grupit Ndërministror për Monitorimin dhe zbatimin e Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale, znj. Sanie Elezi, morën pjesë në takimin punues të aktivitetit: Sesione informative për institucionet përgjegjëse, nën udhëheqjen e Ministrisë së Drejtësisë për Drejtësi Tranzicionale. Ky sesion kishte për qëllim ofrimin e një pasqyre të detajuar mbi parimet, qëllimet, aktivitetet dhe përgjegjësitë specifike të lidhura me procesin e zbatimit të Strategjisë për Drejtësinë Tranzicionale, e miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në këtë takim, Drejtori theksoi gatishmërinë e Agjencisë për të ofruar mbështetje në çdo fazë të këtij procesi dhe për të siguruar që zbatimi i strategjisë të jetë sa më i suksesshëm, duke kontribuar në avancimin e drejtesisë tranzicionale.