Projekti i Kompleksit Memorial „Masakra e Reçakut“ po vazhdon të ketë trajtimin meritor institucional!
Sot në Shtime u mbajt dëgjimi publik lidhur me procedurën e shpronësimit për pronat që preken nga projekti për ndërtimin e Kompleksit Memorial „Masakra e Reçakut“.
Në këtë fazë të shpronësimit është përfshirë një sipërfaqe prej 9262 m2 dedikur Kompleksit Memorial „Masakra e Reçakut“ dhe është një mundësi e jashtëzakonshme për ndërtimin e këtij kompleksi të rëndësisë së lartë shtetërore në pajtim dhe koordinim të plotë me obligimet që dalin nga vendimi i ministrit Çeku për hartimin e idesë projektuese për këtë kompleks memorial!
Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale do të vazhdoj punën dhe angazhimin maksimal në memorizimin e të kaluarës sonë të lavdishme!