Drejtori i Agjencisë për Menxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale z.Imer Hakaj priti në takim miqësor mikun e vendit tonë nga Amerika z. Benito Mares dhe stafin e tij mbështetës.
Drejtori Hakaj duke shprehur përzemërsisht mirënjohjen në emër të AMMKM-së, të MKRS-së dhe në emër të ministrit Çeku, për kontributin tij të pa shoq për ndihmën e institucioneve tona, që qëllim të vetëm kanë krijimin dhe promovimin e veprave historike me vlerë shpirtërore përmes investimeve në asetet shtëtrore si dhe Memorialet e Luftës së Çlirimatarëve në Kosovë.
Z. Mares pasi u shpreh falënderues për pritjen institucionale dhe uroi për detyrën e re drejtorin Hakaj, po ashtu u njoftua me të arriturat dhe projektet që AMMKM po zhvillon në gjithë vendin.
Drejtori Hakaj duke shprehur konsideratë dhe falënderim për vizitën që z. Mares i bëri AMMKM-së, gjithashtu deklaroi mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për gjithë kontributin e dhënë për lirinë e vendit tonë!