Drejtori i AMMKM-së z. Hakaj, priti familjet Muqolli, Elshani dhe Caraku nga Pokleku i Drenasit

Sot, drejtori i AMMKM-së z. Hakaj, priti familjet Muqolli, Elshani dhe Caraku nga Pokleku i Drenasit, për të diskutuar fazën përmbyllëse të projektit të rëndësishëm: “Konservimi i Shtëpisë së Vjetër”, vendi ku u krye një nga masakrat më të rënda gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë takimit u shqyrtuan edhe mundësitë institucionale për trajtimin e hapësirave me histori të dhimbshme në kuadër të Kompleksit me Shtëpinë Muze. Familjet paraqitën iniciativën për plotësimin e përmbajtjes muzeale dhe realizimin e projektit për digjitalizimin e gjithë ngjarjes së dhimbshme për gjithë Kosovën dhe botën demokratike.

Ky projekt ka si qëllim ruajtjen, promovimin dhe muzealizimin e kësaj ngjarje historike, si një hap i rëndësishëm drejt përkujdesjes institucionale për historinë dhe për nderimin e viktimave të masakrës në Poklek të Vjetër.

Drejtori Hakaj, i shoqëruar nga z. Enver Dreshaj, u zotuan për angazhim të pandërprerë dhe përkrahje për të gjitha familjet në mbarë vendin që kanë humbur më të dashurit e tyre për lirinë e Kosovës.

Me thirrjen e vetme: “Edhe pas 26 vjetësh – drejtësia ende mungon!”