Është përmbyllur me sukses faza e tretë e projektit të rëndësishëm “Konservimi i Shtëpisë ku është kryer masakra në Poklek të Vjetër, Drenas – Muzealizimi”. Ky projekt, i cili ka si qëllim ruajtjen dhe muzealizimin e kësaj ndërtese historike, është një hap tjetër drejt përkujdesjes për kujtesën historike dhe nderimit të viktimave të masakrës së kryer gjatë luftës në Kosovë.
Agjencia do të vazhdojë punën e saj me përkushtim të pandërprerë, duke qenë pranë familjeve në të gjithë vendin që kanë humbur të dashurit për lirinë e Kosovës.