Drejtori i AMKMK-së z. Bislim Zogaj sot vizitoi qytetin antik të Kosovës, Vushtrrinë, ku së bashku me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë z.Xhafer Tahirin, vunë gurthemelin e sheshit “Hasan Prishtina”, shesh ky që tërësisht financohet nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale e që së shpejti pritet të marrë një pamje të jashtëzakonshme. Në praninë e mediave, kryetari falënderoi Drejtorin e AMKMK-së z.Bislim Zogajn për mbështetjen maksimale drejt realizimit të këtij projekti. Me këtë rast, fjalën e mori edhe Drejtori Zogaj ku tha se ky shesh nuk do të jetë krenari vetëm për qytetin e Vushtrrisë por edhe për gjithë Kosovën. Drejtori Zogaj poashtu falenderoi edhe Kryetarin z. Tahirin per bashkëpunimin e ofruar..