Kryetari i Komunës së Malishevës z.Ekrem Kastrati, sot priti në takim Drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale z. Imer Hakaj.
Në takimin e mbajtur mes drejtuesve të të dyja institucioneve dhe stafit bashkëpunues u diskuta për projektet në të cilat AMMKM po investon këtë vit, si Kompleksi Memorial “Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së” në Kleçkë, projekti i renovimit për dy mullinjtë në Lladrovc dhe projekti i mirëmbajtjes së varrezave të dëshmorëve, për të cilat projekte Kryetari Kastrati u deklarua falënderues dhe mirënjohës dhe po ashtu u diskuta edhe për projektet e përbashkëta që do të realizohen në Komunën e Malishevës.
Në takim i pranishëm ishte edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Malishevës z. Argjend Thaçi, i cili po ashtu shprehi gatishmërinë që të kontribuoj në mbështetjen instutcionale të realizimit të projekteve të përbashkëta.
Drejtori z. Hakaj duke falenderuar Kryetarin Kastrati për pritjen, shprehi gatishmërinë për bashkëpunim në projektet e radhës.