AMMKM, e përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv z. Imer Hakaj, ka nënshkruar marrëveshje me Komunën e Hanit të Elezit, e përfaqësuar nga Kryetari z. Mehmet Ballazhi, për realizimin e projektit të interierit të Trenit të Bllacës. Ky projekt ka për qëllim shndërrimin e tij në një hapësirë përkujtimore, e cila do të pasqyrojë një pjesë të rëndësishme të historisë sonë.
Bashkëpunimi me Komunën e Hanit të Elezit ka qenë i suksesshëm në dy faza paraprake dhe do të vazhdojë edhe në këtë projekt, i cili do të kontribuojë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të Parkut Memorial “Eksodi Bllaca 99”.
Ky projekt është gjithashtu një dëshmi tjetër e angazhimit të AMMKM-së për mbrojtjen dhe promovimin e luftës së shenjtë të UÇK-së.