Drejtori i AMMKM-së, z. Imer Hakaj përuroi punën e përfunduar në Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Vrellë të Istogut, një projekt i rëndësishëm i iniciuar që nga shtatori i vitit 2023.
Ky projekt është rezultat i punës së përkushtuar të Agjencisë, në bashkëpunim me shoqatat e luftës dhe akterë të shumtë institucionalë e shoqërorë, me qëllim të ruajtjes dhe përkujdesjes së dinjitetshme për trashëgiminë tonë historike dhe sakrificën për liri.
Kompleksi Memorial në Vrellë mbetet një vend krenarie dhe kujtese, një simbol i përhershëm i Republikës së Kosovës.
Përurimi u bë nën patronatin e Shkëlqesisë së saj, Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, në Ditën e Çlirimit të Istogut, ku me nderim e mirënjohje u përkulëm para dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve tanë!










