Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale z.Imer Hakaj së bashku me zv. Drejtoreshën e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore znj.Merita Augustini-Nrecaj dhe me drejtoreshën e QRTK-së Prishtinë znj.Edona Durguti e kanë përfunduar vizitën zyrtare në Itali për Javën e Restaurimit duke marrë pjesë edhe në Panairin Ndërkombëtar të Restaurimit në Ferrara 2024 – Itali, nga 13 – 17 maj 2024. Java e Restaurimit si ngjarje dhe pjesëmarrja e MKRS-së është mbështetur nga Agjencia Italiane e Tregtisë në bashkëpunim me Assorestauro. Edicioni i vitit 2024 u zhvillua në rajonin verior të Italisë, duke u shtrirë nga Milano në Ferrara.