Projekti i Varrezave të Dëshmorëve dhe Veteranëve në Komunën e Shtimes në Fokus të Bashkëpunimit Institucional

Drejtori i AMMKM-së z. Imer Hakaj së bashku me stafin e agjencisë, priti në takim përfaqësues të shoqatave të dala nga Lufta e Shenjtë e UÇK-së, përfaqësues komunalë nga Komuna e Shtimes, si dhe operatorin ekonomik përgjegjës për realizimin e projektit.
Gjatë takimit u diskutua për iniciativën dhe hapat e parë drejt realizimit të projektit për ndërtimin e Varrezave të Dëshmorëve dhe të Veteranëve në Komunën e Shtimes.
Ky projekt ka rëndësi të veçantë kombëtare dhe historike, duke synuar të nderojë me dinjitet kontributin dhe sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës