Drejtori i AMMKM-së, z. Imer Hakaj bashkë me stafin, mirëpritën në takim Kryetarin e OVL-UÇK-së, dega në Ferizaj, z. Afrim Mehmeti, për të diskutuar të gjitha mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit.
Në fillim të takimit, drejtori Hakaj e uroi z. Afrim për zgjedhjen e tij në krye të degës së OVL-UÇK-së në Ferizaj dhe i ofroi bashkëpunimin e plotë me AMMKM-në, duke theksuar rëndësinë e krijimit të mundësive të përbashkëta për punë të mira në shërbim të vlerave të luftës çlirimtare.
Gjatë diskutimit, drejtori i Agjencisë informoi kryetarin për projektin e nisur për shënjimin e vendeve të rënies së Dëshmorëve në mbarë Kosovën, si dhe për projektet e tjera që janë në prioritet për vitet 2025 dhe 2026.
Drejtori Hakaj ritheksoi se punët e mira për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të luftës së shenjtë të UÇK-së gjithmonë realizohen në bashkëpunim me shoqatat dhe komunat në nivel vendi.
Gjithmonë të bashkuar për t’i dhënë kuptim lirisë dhe gjakut të derdhur për atdheun.