Sot në Komunën e Shtimes u mbajt takimi i dytë i tërë Grupit Punues për Hartimin e Detyrës Projektuese për Hartim të Projektit për Kompleksin Memorial ”Masakra e Reçakut”.
Në këtë takim u diskutua mbi hapat për procedim të punës së grupit dhe u arrit dakordim i përbashkët për koordinim dhe bashkëpunim me institucionet relevante për pajisje të grupit me dokumentacion teknik dhe historik lidhur me Kompleksin Memorial ”Masakra e Reçakut” në Reçak të Shtimes.
Pas takimit, Grupi Punues vizitoi nga afër Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut” në Reçak të Shtimes dhe hapësirat e tjera brenda këtij Kompleksi Memorial.
Në këtë mënyrë Grupi u njoftua për së afërmi me gjendjen faktike ekzistuese të Kompleksit Memorial, që do t’i shërbejë për punë të mëtejme, me qëllim të realizimit të objektivit të themelimit të këtij Grupi Punues.