Virtualizimi i ngjarjeve, historisë apo edhe veprimtaria e figurave të shquara kombëtare si pjesë e digjitalizimit të historisë sonë të lavdishme ishte tema e diskutimit të takimit të mbajtur në ambientet e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale.
Drejtori Imer Hakaj në këtë takim priti Drejtoreshën e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore znj. Merita Augustini Nrecaj, përfaqësuesit e Bambus Group znj. Donika Obërtinca, z. Visar Krelani dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë me të cilët diskutuan për nevojën dhe rëndësinë e vizualizimit të memorialeve në kuadër të Agjencisë dhe aseteve të trashëgimisë kulturore!
Përfaqësuesit e Bambus Group përveç mirënjohjes për pritjen, shprehen edhe falënderim për gatishmërinë për bashkëpunim.