Investitori i fazës së parë të projektit “Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së”, në Marinë, z.Benito Mares, sot ishte në vizitë në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës ku edhe u takua me Drejtorin e Agjencisë z.Bislim Zogajn.
z.Benito Mares që njihet si mik i shqiptarëve, kishte financuar fazën e parë të punimeve të Kompleksit Memorial “Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së”, në Marinë. Ai po ashtu njihet edhe si person i flaktë pas Ushtrisë Çirimtare të Kosovës, për të cilën mendon se kanë bërë luftë shumë të drejtë dhe të pastër.
Pas shprehjes të mirëseardhjes nga Drejtori i AMKMK-së, z.Mares shprehi interesim për njohjen më të detajuar të z.Zogaj, ku ky i fundit shpalosi të kaluarën dhe disa nga përjetimet gjatë luftës dhe burgosjes së tij.
Drejtori Zogaj gjithashtu përmendi edhe disa nga investimet e fundit që janë bërë dhe pritet të bëhen nëpër komplekse të tjera memoriale në Kosovë.
Z.Mares shprehi kënaqësinë për takimin me drejtorin dhe shfyrtëzoi rastin që edhe ai të fliste për njohuritë e tij për luftën e Kosovës, personat politik dhe të burgosur që kanë qenë krah Drejtorit Zogaj në atë kohë. Ai u tregua optimist për punën vijuese të agjencisë duke kërkuar dhe shpresuar në ruajtjen dhe mirëmbajtjen 24 orësh për komplekset memoriale nga agjencia.