Bislim Zogaj, në detyrën e tij të re si drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, bashkë me drejtorin e DFSHP-së z. Adnan Elshanin, vizitën e parë e bëri në komunën e Skënderajit, me ç’rast vizitoi kryetarin e komunës, njëherit pjesëtarin e familjes legjendare z. Bekim Jasharin, si dhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Me këtë rast z. Zogaj u shpreh:
“Vizitën e parë zyrtare e fillova te Prekazi Legjendar, vendi i sakrificës dhe i krenarisë.
Takimin e parë e kisha me pjesëtarin e familjes së lavdishme të Jasharëve e në të njëjtën kohë Kryetar i Komunës së Skenderajit z. Bekim Jashari, me të cilin biseduam për projektet e Agjencisë në Komunën e Skenderajit e në veçanti Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Prioritet i këtij takimi ishte fillimi i punës për konservimin e objekteve të rezistencës që fatkeqësisht janë në gjendje shumë të keqe.
Nga z. Jashari mora premtimin që do të kem mbështetjen e pakursyer në realizimin e synimit tonë që sa më parë të konservojmë këto objekte e në të njejtën kohë realizimin e projektit të Kompleksit “ Adem Jashari”, pasi që tani veç është afër miratimi i Ligjit për këtë Kompleks.”