Drejtori i AMKMK-së z.Bislim Zogaj, të shtunën e kaluar ishte në vizitë tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, dhe tek familja e tij, së bashku me znj. Kim Heidemann me një grup të moshave të ndryshme të qytetarëve nga Ajova e Amerikës ku u pritën nga familjari Bekim Jashari.
Një rrëfim të shkurtër dhe njëkohësisht më të detajuar të së shtunës, kishte shkruar Drejtori Zogaj në rrjetin e tij social si në vijim:
“Të shtunën ishim në vizitë tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” dhe tek familja e tij, ku na priti familjari Bekim Jashari. Për vizitë ishte Kim Heidemann me një grup të moshave të ndryshme të qytetarëve nga Ajova e Amerikës. Ata patën mundësinë të shohin dhe të dëgjojnë për së afërmi historinë sa të dhimbshme aq edhe të lavdishme të popullit shqiptar e në veçanti, historinë e familjes Jashari. Përshtypjet e tyre ishin aq emocionuese sa që herë pas here ishin të shoqëruara edhe me lot. Entuziasmi i tyre për të dëgjuar e gjithë bota për së afërmi historinë që po e degjonin ata, ishte aq i fortë dhe këmbëngulës.
Populli Amerikan ashtu siç na dolën në ndihmë gjatë luftës, shprehin interesimin edhe tash të ndihmojnë në formën më të mirë me investime konkrete për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.
Rrëfimet e familjarit Bekim Jashari për këtë grup qytetarësh ishin prekëse dhe ngjallën ndenja të veçanta për sakrificën dhe guximin e popullit shqiptar.”
Respekt si gjithmonë për popullin Amerikan!