Agjencia për Menaxhimin e Munumenteve dhe Komplekseve Memoriale në bashkëpunim institucional me Komunat e Republikës së Kosovës.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale z.Imer Hakaj se bashku me kolegun z.Enver Dreshaj priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, me ç’ rast ky i fundit e uroj Drejtorin Hakaj për detyrën si drejtues i AMMKM-së, duke i ofruar mbështetje dhe bashkëpunimin e plotë me qëllim të realizimit të përbashkët të objektivave institucionale.
Thellimi i bashkëpunimit me komunat është një nga synimet e AMMKM-së, me qëllim të adresimit sa më të drejtë të kërkesave që lidhen me realizimin e projekteve në teren nga ana e agjencisë si dhe krijimi i bashkëpunimit në investime të përbashkëta.
Z. Muharremaj duke falënderuar për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim, shprehi falënderimet për investimet që AMMKM po realizon dhe ka realizuar në Komunën e Suharekës si dhe diskutoi për nevojat për projekte të tjera në këtë komunë.