12 PRILLI – DITA E DËSHMORËVE TË ISTOGUT

Drejtori ekzekutiv Imer Hakaj në kujtim të 12 Prillit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Istogut, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule të freskëta në nderim të gjithë dëshmorëve të rënë në luftë.
Triumfi i luftëtarëve dhe flijimi i dëshmorëve nga Komuna e Istogu të bashkuar në Brigadën 133, në krye të së cilës ishte komandanti Adrian Krasniqi, janë pjesë e historisë kombëtare dhe si të tillë do të kujtohen e nderohen përgjithmonë me krenari.
Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale me përkushtimi të lartë do të angazhohet në projektimin, ndërtimin, restaurimin dhe menaxhimin e memorialëve në Kosovë, përfshirë edhe Kompleksin Memorial në Vrellë për të cilën do të këtë angazhim maksimal institucional së bashku me organizatat e dala nga lufta e shenjët e UÇK-së dhe Komunën e Istogut, për të arritur qëllimin e investimit për promovim dhe memorizim të sakrificës së të rënëve dhe për ruajtur të kaluarën e lavdishme të historisë sonë.
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Istogut dhe gjithë Kosovës!
Lavdi luftës heroike të UÇK-së.
Nderime të përjetshme invalidëve, veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së.