Shtatorja e Dëshmorit Rexhep Bislimi - Ferizaj
Më 1966, prindërve Rexhepit dhe Havës, u lindi i biri Rexhepi. Rexhepi i ri u bë gëzimi i shtëpisë së familjes Bislimi. Këto rrethana, që më parë se familjare, kishin karakter kombëtar, për mendjen e Rexhepit kishin domethënien e qartë: se populli shqiptar nën ish – Jugosllavi ishte i robëruar dhe se detyrë e shtruar historike ishte çlirimi i tij. Në vitin 1986, policia kishte rënë në gjurmët e grupit të organizuar të të rinjve nga Ferizaj, në radhët e të cilëve ishte edhe Rexhepi. Në këtë rast u arrestua edhe Rexhepi. Atë e arrestuan pjesëtaret e sigurimit jugosllav në Ferizaj, Sakip Kollari, nga Dibra dhe Ilmi Hyseni. Në mungesë të fakteve pas disa ditë arresti Rexhepi u lirua, por përcjellja policore kundër tij u sforcua. Me organizmin e njësiteve guerile të UÇK-së aktivizohet edhe Rexhepi. Në pranverë të vitit 1996 me ndërmjetësimin e Ekrem Jasharit kishte vënë lidhjet me Rexhep Selimin dhe Nait Hasanin.
. Një aksion i tillë ku merr pjesë edhe Rexhep Bislimi kundër forcave të policisë më 12 shtator të vitit 1997 u krye në udhëkryqin e rrugëve Ferizaj-Shkup, Ferizaj Viti në fshatin Gërlicë. Aktiviteti i pandërprerë i tij bëri që të hetohej nga shërbimi sekret serb. Më 6 korrik të vitit 1998 derisa po udhëtonte në rrugën Ferizaj-Gjilan arrestohet nga krimineli, Nebojsha Gjorgjeviq nga Neredimja.
Hetimet kundër tij zhvillohen në ndërtesën e sigurimit në Ferizaj prej nga transferohet në burgun e Gjilanit. Edhe atje kundër tij vazhdojnë tortura të tmerrshme. Më 15 korrik familja e tij nuk lejohet ta vizitoj. Rexhepi bie në gjendje kome dhe dërgohet në spitalin e Prishtinës. Më 19 korrik, familja e tij njoftohet se ai është në gjendje të rëndë dhe se për atë nevojitet gjak. Dy ditë më vonë, më 21 korrik, në orën 22.00, Rexhepi i mbyllë sytë përgjithmonë. Familja e merr trupin e tij nga spitali i Prishtinës. Më 23 korrik varroset në varrezat e qytetit në Ferizaj. Funerali i tij u përcoll nga popullata liridashëse. Në shtator të vitit 1999 trupi i dëshmorit, Rexhep Bislimi u varros në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj krah për krah dhjetëra shokëve të tij të idealit e të luftës të rënë në beteja.
- Listing ID: 1811
- E ndërtuar nga: Komuna