Shtatorja e Dëshmorit Harun Beka - Mitrovicë

 Shtatore

Harun Beka u lind më 3 qershor të vitit 1951, në një familje të varfër por shumë bujare, familje tipike shqiptare. Shkollën fillore dhe te mesme e kreu ne Mitrovice. Ne vitin 1972 pasi kreu një kualifikim për gjeologji ne Lubjane u largua për kushte me te mira ne Gjermani.
Deri ne vitet e 80 lëvizja patriotike shqiptare ne mërgim ishte teper e kufizuar, me shume ishte e përqendruar ne futjen e literaturës nga Shqipëria, bëheshin tubime e ahengje, ne kohen kur ne Kosove rinia shqiptare burgosej, torturohej e vritej rrugëve. Haruni ishte i prere, dhe nuk i duronte njerëzit e pa kurriz e te luhatshëm. Ne një takim te rastësishëm ne Dyren, ku ishin mbledhur shume shqiptare e i shprehnin fjale miradie ish udheheqsit te larte te Lidhjes Komuniste te Jugosllavise Azem Vllasit, Haruni u ngrit e i tha: Shih ketu, Azem Vllasi, mos mendo se vetëm pse u burgose 2 muaj u bëre patriot, ti ishe ai qe serbët te shfrytëzuan deri ne maksimum.
E gjithë kjo Harunit nuk i dukej mjaft, prandaj qe në pranverën e vitit 1998 kishte kërkuar qe te rreshtohej ne radhët e UCK-se, kërkese e cila ne fillim ju refuzua. Me muaj te tere Haruni ne çdo takim te vetmen gjë qe shtronte ishte kërkesa qe ai te lejohej te radhitet ne njësitet e UCK-se.
Ne verën e vitit 1998, jo për fajin e tij, dështoi hyrja ne Kosove për arsye te problemeve ne komunikim, dhe kjo u shty deri ne dimrin e po atij viti, kur Haruni u bashkua me shokët e tij te frontit. Ishte fat i tij qe te operonte ne piken strategjike te Koshares, ne betejën më te vështirë por te lavdishme te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, kur për here te pare u thye kufiri artificial ne mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Ditën e 11 Prillit 1999 Kosovës do t´i rritej lavdia me trimëritë e trimave sypatrembur si Sali Ceku, Agim Ramadani, Rrahman Tafa e Harun Beka, të cilët me heroizmin e tyre u bene shembull se si duhet luftuar dhe vdekur per Shqipërinë. Lajmi për rënien e Harunit i tronditi te gjithë, por edhe i bëri krenar të gjithë ata që e njohën dhe që e kishin shok të idealit.

  • Listing ID: 2147
  • E ndërtuar nga: Komuna