Shtatorja e Dëshmorit Adrian Krasniqi - Pejë

 Shtatore

 

Prindërit e Adrianit, Rexhepi dhe Mejremja, e kishin përjetuar me gëzim të madh lindjen e djalit të tyre më 12 tetor të vitit 1972.
Ardiani i vogël u rrit nën përkushtimin meritor të prindërve dhe nën tingujt e melodive të ninullave kushtuar trimërisë shqiptare dhe të luftërave të trimave të Lugut të Baranit. Mësimet fillestare i mori në fshatin Baran. Ishte nxënës i dalluar. Duke e parë talentin e të birit, babai Rexhepi, mësues i përkushtuar i arsimit kombëtar, Adrianit i zgjoi ndjenjen kombëtare, duke e kultivuar tek ai dëshirën për të lexuar literaturë me përmbajtje militante kombëtare. Në vitin 1995, në orët e natës, organizon një sulm të armatosur mbi stacionin e policisë serbe në fshatin Qallapek të komunës së Pejës. Pas këtij aksioni, shërbimi sekret serb shpall fletarrestin kundër Adrianit, me gjasë për shkak të dijenisë që kishte për veprimtarinë e tij. Me qëllim të zënies, në këtë kohë policia bastis dhe demolon shtëpinë e tij në Pejë si dhe atë të xhaxhait të tij, Xhaferit, në Vranoc. Në këtë rast, Xhaferi arrestohet dhe keqtrajtohet, ndërsa Adriani i shpëton arrestit. Më 16 tetor të vitit 1997, Adrian Krasniqi, së bashku me Mujë Krasniqin, Ilir Konushevcin dhe Qerim Kelmendin, ndërmerr një aksion të armatosur kundër stacionit policor në fshatin Kliçinë të komunës së
Pejës. Në këtë rast, njësiti i UÇK-së kishte shkëmbyer zjarr të ashpër me forcat policore serbe. Në këtë shkëmbim zjarri.
Adrian Krasniqi ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe. Në atë sulm kishin marrë pjesë edhe Qerim Kelmendi, Mujë Krasniqi dhe Ilir Konushevci. Adrian Krasniqi ka qenë student i Fakultetit Ekonomik të UP-së dhe ishte një nga celulat e para të UÇK-së me gradën e komandantit të logjistikës në nivel të SHP të UÇK-së, ndërsa gradën gjeneralmajorit e mori pas vdekjes.

  • Listing ID: 2265
  • E ndërtuar nga: Komuna