Lapidari i Dëshmorit Rrustem Hyseni - Gumnishtë, Vushtrri

 Lapidar

Rrustemi u lind në fshatin Gumnishtë të Vushtrrisë, më 5 dhjetor të vitit 1973.
Në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës u inkuadrua më 5 qershor të vitit 1998. Mori pjesë në betejën e zhvilluar në fshatin Mazhiqit, ku dhe plagoset.
Pas ofensives së 15 shtatorit 1998, një kohë të caktuar shërbeu në detyrën e rojës së Komandës së Brigadës 141 “Mehë Uka”, kurse pastaj u bë pjesë e Njësisë Spciale të togës së dytë në Kazermën e Bares, Njësi e cila kishte një pjesë të meritave për zënien e tetë ushtarëve serb në Bare, më 8 janar 1999.
Mori pjesë edhe në betejat e tjera të zhvilluara në Trepçali, Ashlan, Liqej, Bukosh, Lagje të Cenajve, në Kodër të Majdanit, Melenicë, e Preten. Ai dhe bashkëluftëtarët e tij i shkuan në ndihmë Brigadës 142 të ZOSH-it për 23 ditë pa ndërprerë, duke shkëlqyer në beteja.
Beteja më e ashpër e vendimtare për Rrustemin ishte ajo në Majdan, më 26 prill të vitit 1999, ku pas nëntë ditë lufte të pandërprera, pasi ishte ngjitur në majën e Majdanit fitimtar, pas disa orë luftimesh të ashpra, Rrustemi bie heroikisht, së bashku me disa bashkëluftëtarë të tjerë.
Trupi i dëshmorit Rrustem Hyseni dhe të bashkëluftëtarëve, Xhemajl e Ahmet Haxha e Asllan Cimili, armiku i varrosi në varrezat e Suhodollit, identifikimi i të cilëve është bërë pas çlirimit të Kosovës. Rivarrimi i trupit të Muharremit u bë më 3.12.99 në varrezat e Dëshmorëve në Bletajë.
Rrustemi la pas vetes edhe shkrime historike e kulturore, shënime nga jeta studentore, veshje personale, xhirime në TV të botës (Euro NEWS, CNN) etj.
Emrin e dëshmorit Rrustem Hyseni e mban një rrugë në Prishtinë, Shkolla Fillore në Skromë, si dhe Shkolla Fillore në vendlindjen e tij, në Gumnishtë, aty ku i është ngritur edhe lapidari.

  • Listing ID: 2429
  • Nr parcelës:: P-70202023-00527-0