Kompleksi Memorial Dëshmorët e UÇK-së - Marinë, Skenderaj
Ky kompleks memorial u ndërtua për nder të të gjithë dëshmorëve të UÇK-së. Planin ideor të këtij kompleksi memorial e ka dhënë donatori i njohur, një mik i madh i shqiptarëve si dhe përkrahës i madh i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Benitor Mares, i cili edhe sot e kësaj dite interesohet për mirëmbajtjen dhe funksionimin e këtij kompleksi. Kompleksi, përmban muralin, ku janë të shkruar emrat e të gjithë dëshmorëve të UÇK-së dhe varrezat e dëshmorëve. Po ashtu, në këtë kompleks memorial gjendet edhe rrethi i cili e simbolizon vulën që paraqet dëshminë për fatin e Kosovës, objektin administrativ, parkingjet, shtigjet dhe hapësirat e gjelbëruara.
Kompleksi gjendet në fshatin Marinë të Skënderajit.
- Listing ID: 2667
- Viti i ndërtimit: 2000-2022
- Vlera e ndërtimit: 983,654.97- AMKMK
- E ndërtuar nga: Fondacioni Benito Mares, MMPH, AMKMK
- Nr parcelës:: 00419-1, 00420-1