Kompleksi Memorial "27 Prilli" - Mejë, Gjakovë

 Kompleks Memorial

Ky kompleks memorial u ndërtua për nder të 377 martirëve të Masakrës së Mejës. Masakra e Mejës u krye nga aparati shtetëror serb më datë 27 prill të vitit 1999 në fshatin Mejë, në afërsi të Gjakovës. Në këtë masakër u ekzekutuan në mënyrë gjenocidiale 377 civilë, kryesisht meshkuj, shqiptarë, mysliman e katolik, pa dallim feje. Pas masakrës, trupat e të masakruarve u futën nëpër kamionë dhe u dërguan nëpër varreza masive në Serbi për ti fshehur gjurmët e krimit. Disa nga të masakruarit ende janë të zhdukur.

Kompleksi memorial filloi të ndërtohej në vitin 2013 nga Komuna e Gjakovës. Kurse, në Agjenci ka kaluar nga viti 2017. Kompleksi përmban një hapësirë me sipërfaqe prej 6 hektarësh. Përmban kullën- muze, amfiteatrin, varrezat e martirëve, shtigjet, parkingjet dhe hapësirat e gjelbëruara.

Nga viti 2017, ky kompleks ka kaluar në përgjegjësi të AMKMK-së, kurse, nga viti 2020 ky kompleks është në mirëmbajtje nga AMKMK-ja. AMKMK-ja ka investuar në dy faza, në vlerë prej 749,307.38 eurove.

 

  • Listing ID: 2993
  • Viti i ndërtimit: 2013-2022
  • Vlera e ndërtimit: rreth 280,000.00 Euro - Komuna e Gjakovës, 749,307.38 Euro- AMKMK
  • E ndërtuar nga: Komuna e Gjakovës, AMKMK
  • Nr parcelës:: 00264-4